Përdorni kufje pa limit? Kujdes, më shumë se 1 miliardë persona rrezikojnë të humbin dëgjimin

Sipas studimit, ekspozimi ndaj zërit me një volum shumë të lartë mund të lodhë qelizat shqisore dhe strukturat në vesh. Nëse kjo vazhdon për një kohë të gjatë ato mund të dëmtohen përgjithmonë, duke rezultuar në humbje dëgjimi, tringëllimë në vesh ose të dyja.

Një studim i botuar në revistën BMJ Global Health është një këmbanë alarmi për të gjithë ata që nuk i ndahen përdorimit masiv të kufjeve. Është bërë diçka e zakonshme, veçanërisht për adoleshentët dhe të rinjtë që të dëgjojnë me zë shumë të lartë muzikë në telefon, filma apo shfaqje të ndryshme. 

Autorja kryesore e studimit Lauren Dillard u shpreh: “Ne vlerësuam se 0,67 deri në 1,35 miliardë individë të moshës 12-34 vjeç në mbarë botën ka të ngjarë të përfshihen në praktika të pasigurta të dëgjimit” dhe për këtë arsye janë në rrezik për humbjen e dëgjimit”.

Lauren Dillard është konsulente e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe bashkëpunëtore në Universitetin Mjekësor të Karolinës së Jugut e cila thekson se ekspozimi ndaj zërit me një volum shumë të lartë mund të lodhë qelizat shqisore dhe strukturat në vesh, shkruan CNN.

Sipas studimit, ekspozimi ndaj zërit me një volum shumë të lartë mund të lodhë qelizat shqisore dhe strukturat në vesh. Nëse kjo vazhdon për një kohë të gjatë ato mund të dëmtohen përgjithmonë, duke rezultuar në humbje dëgjimi, tringëllimë në vesh ose të dyja.

Në studim thuhet se përdorimi i kufjeve, si dhe frekuentimit në vende argëtimi, si koncerte, bare dhe klube ndikojnë po ashtu  në dëgjim të pastër.

De Wet Swanepoel, profesor i audioologjisë në Universitetin e Pretorias në Afrikën e Jugut dhe kryeredaktor i Revistës Ndërkombëtare të Audiologjisë u shpreh:“Muzika është një dhuratë që duhet shijuar në jetë, por duhet ta dëgjoni në mënyrë të sigurt”.

Si mund ta parandaloni dëmtimin përpara se të arrini në fazën e frikshme?

Disa pajisje i lejojnë njerëzit të monitorojnë nivelet e tyre të dëgjimit në cilësimet e pajisjes. Disa madje do t'ju paralajmërojnë kur keni dëgjuar shumë me zë të lartë për një kohë të gjatë.

Ekspertët nuk mund të thonë përfundimisht se cilat kufje janë më të sigurtat për të dëgjuar, tha Dillard, por ajo rekomandoi përdorimin e atyre që reduktojnë zhurmën e sfondit, gjë që mund të ndihmojë në mbajtjen e volumit në nivele më të ulëta pasi nuk keni nevojë të mbytni zhurmën rreth jush.

Por, kujdes pasi nuk keni gjithmonë kontrollin e numrit të volumit. Nëse jeni në një koncert ose vend me zë të lartë, mund ta mbroni dëgjimin tuaj duke qëndruar më larg nga altoparlantët dhe duke bërë pushime larg zhurmës, nëse është e mundur.