Raporti/iPad mini vjen në fund të vitit 2023, nuk do zëvendësohet nga një iPad i palosshëm

Nëse jeni adhurues i iPad-it më të vogël të Apple, do ju duhet të bëni durim pasi pritet të hidhet në treg në fund të vitit 2023.

Sipas analistit të Apple Ming-Chi Kuo, ky është një lajm i mirë pasi do të thotë që Apple nuk e ka harruar mini-në. Kompania po punon për një pasardhës të gjeneratës së 6-të të iPad mini me një "procesor të ri.

Kjo nënkupton që dizajni i iPad mini i ri do të jetë i ngjashëm me atë të versionit të fundit, gjë që është logjike duke pasur parasysh se iPad mini i gjeneratës së 6-të ishte më i madh në krahasim me paraardhësin e tij, I cili ishte me korniza më të vogla dhe me Touch ID të përparuar.

Kuo pretendon se nuk ka gjasa që Apple të zëvendësojë iPad mini me një iPad të palosshëm, duke pasur parasysh se një iPad i palosshëm ka të ngjarë të vijë me një çmim shumë më të lartë.

Sipas tij dërgesat për iPad mini do të fillojnë në fund të vitit 2023 ose në gjysmën e parë të 2024, njoftoi ai në Twitter.