Aktualisht ai nuk është më njeriu më i pasur në botë pasi ka pësuar rënie të ndjeshme të aksioneve në kompaninë e makinave elektrike Tesla.
“Forbes” dhe “Bloomberg”, në krye të njerëzve më të pasur në botë kanë vendosur shefin ekzekutiv të markës luksoze franceze LVMH, prodhuesit të mallrave luksoze Louis Vuitton dhe konjakut Hennessy, Bernard Arnault i cili ka një vlerë prej 188 miliardë Dollarësh pasuri ndërsa Musk për momentin vlen rreth 178 miliardë Dollarë.
Kujtojmë se Musk mban titullin e njeriut më të pasur në botë që nga shtatori 2021, kur kaloi themeluesin e Amazon, Jeff Bezos.