Kjo bateri është 4 herë më e fuqishme se sa ajo e zakonshjma e përftuar nga jone litiumi dhe ka kosto më të vogël.
Kërkuesit nga Universiteti i Sidneit në Australi për të ndërtuar këtë bateri të re kanë përdorur një teknikë me sulfur sodiumi, duke sjellë kështu një kapacitet të lartë dhe kohëzgjatje të shtuar të kësaj risie teknologjike, ku veç të tjerash mund të nxisë kapërcimin në një ekonomi pa karbon.
Bateria e re mendohet të jetë më pak toksike dhe e dëmshme për mjedisin se sa bateritë e zakonshme.
Sipas shkencëtarëve: “Ky është një përparim domethënës për zhvillimin e energjisë së ripërtëritshme. Kur dielli nuk shkëlqen dhe era nuk fryn, nevojiten zgjidhje rezervë të cilësisë së lartë që nuk kushtojnë shumë dhe janë të arritshme”.
Bateria është dizenjuar posaçërisht për sigurimin e rezervave të energjisë për burimet e ripërtëritshme. Sipas një raporti të fundit, në 5 vjet energjia e ripërtëritshme do të ulë përdorimin e qymyrit si lëndë e parë djegëse.
Shumë bateri janë ndërtuar me metale të rralla të tokës si litium, grafit dhe kobalt.
Për të arritur neutralitetin klimatik, BE-ja do të kërkojë 18 herë më shumë litium sesa përdor aktualisht deri në vitin 2030 dhe pothuajse 60 herë më shumë deri në vitin 2050. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha në shtator se "litiumi dhe tokat e rralla së shpejti do të jenë më të rëndësishme se nafta dhe gazi". Por këto metale kanë një kosto. Nxjerrja e litiumit mund të rezultojë në mungesë uji, humbje të biodiversitetit, dëmtim të funksioneve të ekosistemit dhe degradim të tokës ndaj bateria e krijuar nga uji i kripës së detit mund të sigurojë një alternativë.