Bie “Gmail”, çfarë ndodh me emailin?!

Pasditen e djeshme për të paktën dy orë nuk ka punuar shërbimi i emailit i Google, pasi ka pasur probleme në një pjesë të madhe të botës, që nga Shtetet e Bashkuara në Mbretërinë e Bashkuar, Itali dhe vende të tjera. "Gmaildown" ishte ndër hashtags më të përdorur në Twitter nga mijëra përdorues që u treguan të gatshëm të raportojnë ndërprerjen. Tashmë raportet e para tregojnë se Gmail është rikthyer gradualisht.

Por ku konsiston dëmi?! Detektori më i fundit i grafikut ka sjellë një hartë të paracaktuar ku tregon Shtetet e Bashkuara dhe konkretisht me rastet më të rënda në Los Angeles, Nju Jork, Boston dhe Evropë. “Gmail nuk po funksionon, po çmendem”, ka shkruar një përdorues. Ka edhe nga ata që janë më specifikë për problemin: mesazhet dërgohen rregullisht te “Email-et, por nuk janë marrë. Një tjetër tweet tregon se situata mund të jetë globale dhe kështu të përhapet më gjerësisht.

Ka mjaftuar “zhurma” nëpër rrjete sociale që secili të kontrollojë emailet e tij. Më tej përdorues të shumtë kanë bërë me dije se problemet e para kanë qenë rreth orës 14:00 me ndërprerje dhe pasoja të rëndësishme negative në të gjithë sektorët, padyshim ata që preken më shumë janë në IT dhe biznes.

Deri më tani kompania shumëkombëshe amerikane me bazë në Kaliforni nuk ka reaguar për të shpjeguar këtë problem prandaj ende nuk dihet origjina se përse “Gmail” ra (qoftë nga një haker apo problem teknik).